Arabia Saudite ka lobuar tek Anglia për ta sulmuar Iranin?

Medita perëndimore raportojnë se zyrtarë të lartë të shërbimit sekret të Arabisë Saudite, kanë lobuar pranë autoriteteve angleze për të sulmuar Iranin.

Mësohet se synimi i Arabisë Saudite ka qenë që të bindin Anglinë për të ndërmarrë një sulm të kufizuar ajror në caqet ushtarake të Iranit.

Shërbimi sekret i Arabisë Saudite, një veprim të tillë e ka ndërmarrë vetëm par orë pasi Presidenti amerikan Trump kishte anuluar urdhërin e dhënë nga ana e tij për të sulmuar caqet ushtarake të Iranit.

Ende nuk ka ndonjë deklarim zyrtar të Anglisë dhe Arabisë Saudite rreth pretendimeve të ngritura nga Middleeasteye.