Arabia Saudite reagon kundër Iranit

Arabia Saudite ka reaguar ndaj armatimit nuklear të Iranit.

Mbreti saudit, Salman, gjatë një takimi të jashtëzakonshëm në Gjirin Arab, ka deklaruar se zhvillimi i kapaciteteve nukleare dhe raketave balistike nga ana e Iranit përbën kërcënim për sigurinë rajonale dhe globale.

Pas sulmeve gjatë muajit maj ndaj cisternave të naftës jashtë Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në stacionet e pompimit të naftës në mbretëri, mbreti Salman theksoi se veprimet e Teheranit kanë kërcënuar tregtinë ndërkombëtare detare dhe furnizimet globale me nafte duke shkelur kështu traktet e OKB-së, raportojnë mediat ndërkombëtare.