Arben Gashi jep mesazhe uniteti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka publikuar disa fotografi të deputetëve të kësaj partie pas seancës së Kuvendit.

Në këto fotografi shihen deputetët sikur janë duke debatuar e duke bërë me gisht nga njëri tjetri.

“Debat me pasion edhe ne grupin parlamentar, por ne fund LDK na bashkon!”, ka shkruar Gashi në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Kujtojmë se nënkryetarja e kësaj partie dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pati një përplasje me deputetin e kësaj partie Driton Selamanaj.

Kjo erdhi pasi Selmanajt iu ndalua e drejta e fjalës nga Osmani e cila i tha në këtë seancë, mund të diskutohet vetëm për propozimin e PDK’së dhe ia ndali mikrofonin.

Mirëpo në këtë debat u përfshi edhe Arben Gashi, shefi i grupit parlamentar.