Arbër Zeneli i këput sërish ligamentet, do të operohet

Reims njofton se Arbër Zeneli ka këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen përgatitëse të parasezonit ndaj Auxerre

Zeneli iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore që treguan edhe lëndimin e yllit kosovar, transmeton Gazeta Express.

Ai do t’i nënshtrohet operacionit dhe më pas do të dihet se sa gjatë do të mungojë jashtë fushave të blerta.

vit.

Para dy ditëve, ai në profilin e tij në Instagram lajmëroi se nuk do të ishte aktiv në rrjetet sociale për një kohë.

“Për shkak të momenteve të vështira në jetën personale, s’do të jem aktiv në Instagram për një kohë. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkroi ai.

.