Arbëri prezanton Arbërin si kandidat të ri për Pejën

Me falët “Urime kryetari im, urime kryetari i ri i Pejës “, sot ish-kryetari i sapozgjedhur dhe i dorëhequr i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Arbër Grabovci ka prezantuar të nominuarin e rradhës pas tij, Arbër Tolajn si kandidat për kryetar të Komunës së Pejës në zgjedhjet lokale të tetorit 2021.

Grabovci, ishte zëvendësininistër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëqeverisjen e AAK-së me Lidhjen Demokratike të Kosovës, para zgjedhjedhe të 14 shkurtit 2021, me ç’rast për aq kohë sa ishte në atë pozitë, hapi dyert për akterët e kësaj fushe duke i ofruar mbështetje morale, gjë e cila u prit mirë në publik.

Kjo duket të ketë qenë edhe arsyea e nominimit të tij, nga ana e degës së AAK-së për kandidaturën në zgjedhjet lokale që po vinë, por që pas zhvillimit të ngjarjeve dhe karakterizimit me shumë kriza e dorëheqjeve të njëpasnjëshme të strukturave nga ana e strukturave të AAK-së në Pejë, në fund duket se u dorëzua dhe dha dorëheqje edhe vet Arbër Grabovci, nga pozita e kreut të saj dhe njëherit edhe nga kandidatura.

Por, pas takimeve të njëpasnjeshme të këtij të fundit me kryetarin e partisë që ai vie, Ramush Haradinajn, Arbër Grabovci sot me një postim në rrjetin e tij social prezentoi doktorin nga Deqani me veprimtari në Pejë, Arbër Tolajn si kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, me fjalët Urime kryetari im, urime kryetari i ri i Pejës” – duke lënë të kuptohet në publik nominimi i këtij të fundit si pjesmarrës në zgjedhjet lokale 2021.

Një gjë është e njohur edhe publikisht tashmë se, AAK-ja në Pejë po përballet me kriza të ndryshme, duke vënë theksin tek ana menaxheriale dhe financiare.