Ardhja e presidentes liberale në pushtet, Sllovakia ndryshon qëndrimin për Kosovën

Aleatët perëndimor të Kosovës, sipas një burimi diplomatik të huaj të Pista.News, të afërt me procesin, janë duke shfrytëzuar kanalet diplomatike për të bindur Sllovakinë që ta njohë shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij burimi, ka një angazhim intenziv të diplomatëve amerikanë, gjermanë dhe francez që kanë marrë instruksionet përkatëse nga vendet e tyre që të nxisin Sllovakinë që ta njohë shtetin e Kosovës.

“Janë krijuar kushtet optimale që Sllovakia të ndërmarrë një hap të tillë” ka thënë burimi diplomatik i Pista.News, duke shtuar se “klima nuk ka qenë asnjëherë më e favorshme për këtë hap, me ndryshimet që kanë ndodhur në presidencen sllovake”.

Zuzana Caputova, Presidentja e sapozgjedhur e Sllovakisë.

Ardhja në krye të shtetit e Presidentes së parë grua në historinë politike të Sllovakisë, liberales Zuzana Caputova, konsiderohet si mundësi shumë e mirë e aleancës perëndimore që Sllovakia të pozicionohet qartazi në favor të aleancës ushtarake të NATO’s dhe Bashkimit Europian, duke e zbrapsur edhe më shumë influencën ruse nga rajoni i Europës Qendrore, por edhe konservatorët sllovak, që pos tjerash kanë qenë të përfshirë në disa skandale, përfshirë implikimin e tërthortë të oponentëve të Caputoves bashkë me mafian italiane në vrasjen e gazetarit investigative, Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij.

Presidentja e sapozgjedhur sllovake konsiderohet një ndër politikanet më properëndimore në Sllovaki.

Në paraqitjen e saj të parë si Presidente e vendit, ajo tha se Bashkimi Europian dhe NATO i kanë dhënë vendit të saj mirëqenien dhe lumturinë, fat të cilin nuk e kishin gjeneratat më të vjetra sllovake, por një gjë të tillë mund vetëm ta ëndërronin.

Këto komente i bëri Caputova, duke i’u referuar të kaluarës komuniste të vendit, nën influencën e Paktit të Varshavës, respektivisht ndikimit rus.Tutje, burimi nuk ka saktësuar nëse njohja e Kosovës nga Sllovakia pritet të ndodh së shpejti, porse dështimi i mbajtjes së Takimit të Parisit ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, i planifikuar që të ndodh në fillim të muajit korrik, veç sa ka rritur dinamikën e diplomatëve perëndimor për të përçuar mesazhin e fuqizimit të shtetit të Kosovës, me njohjen e saj nga Sllovakia.Burimi i Pista.

News thotë se fuqitë perëndimore janë të bindura se Sllovakia do të ndryshojë kurs karshi Kosovës, por në anën tjetër, sipas burimit, me këtë angazhim, aleatët e Kosovës janë duke përçuar mesazhin tek të gjithë sponsorët e ndarjeve territoriale në baza etnike ndërmjet Kosovës e Serbisë, se një gjë e tillë nuk do të lejohet, të paktën në këtë kohë kur tensionet ndëretnike ndërmjet popujve ballkanas janë të larta.Njohja e Kosovës nga Sllovakia do të jetë një arsye shtesë që të rritet presioni ndaj lidershipit kosovar, me theks të veçantë ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj që të stopojë politikën populiste dhe destruktive si dhe të vazhdojë rrugën e dialogimit me Serbinë, si e vetmja mënyrë e fuqizimit gradual të shtetësisë së Kosovës, përfundon burimi diplomatik i Pista.News.

Ndryshe, bashkë me Sllovakinë, Spanja, Greqia, Qipro dhe Rumania janë katër vende të tjera të BE’së që vazhdojnë të mos e njohin shtetin e Kosovës.Ndërkaq, dje gjatë ditës për vizitë në Kosovë ishte Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Europiane dhe Kryesuesi i radhës të OSBE’së Mirosllav Lajcak në cilësinë e shefit të OSBE’së, i cili gjatë takimit me Haradinajn ka ripërsëritur kërkesën e gjithë spektrit politik europian për tërheqje të taksës dhe vazhdim të dialogut me Serbinë