Armë zjarri ndaj protestuesve

Ushtria Pakistaneze ka përdorur armë zjarri ndaj protestueve në rajonin Waziristan të Pakistanit. Si pasojë, 45 protestues pashtunë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave. Raportohet se lideri i organizatës PTM është arrestuar në këto ngjarje.

Nga ana tjetër, raportohet se pas këtyre ngjarjeve, forca të organizatës PTK kanë kryer një sulm të armatosun ndaj një postblloku të ushtrisë pakistaneze me ç’rast kanë mbetur të vrarë së paku 3 sulmues.

Rajoni Waziristan shtrihet në pjesën veriperëndimore të Pakistanit në kufi me Afganistanit dhe kryesisht banohet nga grupi etnik pashtun i cili njëkohësisht përbën shumicën e popullatës së Afganistanit.