Armend Zemaj ka thënë se do të vijnë 4 mjekë nga Italia

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është kërkuar aktivizimi i menjëhershëm dhe i plotë i Planit të Reagimit Kombëtar, për shkak të situatës së rënduar me pandeminë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se kanë pasur pritje që në fillim të tetorit të ulet numri i rasteve, mirëpo ka ndodhur e kundërta.

Ai ka konfirmuar se Terminali i vjetër i Aeroportit ndërkombëtarë të Prishtinës dhe salla “1 Tetori” mund të kthehen në qendër spitalore portative për t’i trajtuar të prekurit me Covid-19 në Kosovë.
Zemaj po ashtu ka bërë të ditur se në Kosovë do të vijnë katër mjekë nga Italia. Siç ka thënë ai, ata do të qëndrojnë për dy muaj për të ndihmuar në aspektin profesional në përballjes me pandeminë.

Ministri po ashtu ka njoftuar se Kosova Zemaj do të blejë mbi 100 mijë teste PCR për COVID-19 dhe 500 mijë vaksina kundër gripit sezonal./insajderi/

Tags: