Arpagjik’t kundër seancës së jashtëzakonshme për Lirinë

Përmes një komunikate për opinion, grupi i mirënjohur i tifozëve prizrenas” Arpagjik’t”, kanë kundërshtuar iniciativën për thirrje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizrenit, që të diskutohet mundësia e ndalimit të financimit të KF “ Liria” nga Komuna. “Sot e kemi kuptuar se njëri prej këshilltarëve te Kuvendit Komunal te Prizrenit,paska mbledhë peticion për seancë te jashtëzakonshme për ndaljen e ndarjes së buxhetit për KF” Liria”.

Ne si tifozë jemi më te bashkuar se kurrë,dhe apelojmë tek te gjithë ata që janë kompetentë që sa më parë të lirohet buxheti për klubet e qytetit.Ato janë taksat tona, ato janë paratë tona.Ne jemi kundër këtij peticioni,sepse rrezikohet falimentimi i klubeve të zemrës.Me shpresë që do të na plotësohet kërkesa,mbetëni të përshëndetur nga kryesia e Arpagjik’t”, thuhet në fund të kësaj komunikate.