Arrestohen 4 shtetas të huaj në pikën kufitare në Han të Elezit

Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në vendkalimin në Han të Elezit.

Policia e Kosovës përmes raportit njëzet e katër orë ka bërë të ditur se të dyshuarit shtetas të huaj nuk i kanë zbatuar urdhrat e personave zyrtar policit dhe doganierit.

Në raport thuhet gjithashtu se të dyshuarit janë arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt.

“SPK. Hani i Elezit 05.10.2019-19:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të huaj të cilët në vendkalimin kufitar nuk i kishin zbatuar urdhrat e personave zyrtar policit dhe doganierit. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.