Arrestohen 5 persona pasi kanë sulmuar 2 policë

Pesë persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Rasti ka ndodhur në Prizren, të enjten.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit, gjatë ballafaqimit me të dyshuarit, policët kanë pësuar lëndime trupore. Por megjithatë të pesë të dyshuarit janë liruar pas intervistimit.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit lirohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./koha/