Arrestohen 8 policë të Serbisë, u kërkonin mito qytetarëve në Merdare

Pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë kanë arrestuar 8 policë, mes tyre një zyrtar policor të pensionuar, për mito.

Dyshohet se që nga shtatori 2019 deri në tetor 2020 ata u kërkonin mito qytetarëve më Merdare për të mos iu nënshtruar kontrollit, shkruan Jepi Zë.

Të arrestuarit janë B.S. (1970), Z.S. (1968), S.B. (1968), I.M. (1973), N.P. (1968), G.A. (1968), D.P. (1973), D.F. (1969) dhe zyrtari policor i pensionuar G.Q. (1965), thuhet në kumtesën e ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë raportuar mediet në Serbi.

Arrestimi është kryer me urdhër të Gjykatës së Nishit, për luftimin e korrupsionit.