Arrestohen 9 shqiptarë në Francë, akuzohen për 70 vjedhje

Nëntë shqiptarë janë vënë në pranga nga policia franceze pasi ndaj tyre rëndon akuza e vjedhjes.

Sipas raportimeve të mediave franceze, bëhet me dije se shtetasit shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, akuzohen për të paktën 70 vjedhje.

Sakaq, policia ka sekuestruar qindra objekte, bizhuteri, makina si dhe disa armë.

Shqiptarët e arrestuar ishin vënë në mbikëqyrje të paktën për një javë me radhë, ndërsa për kapjen e tyre janë angazhuar mbi 130 efektivë policie.

Gjithashtu hetimet vijojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rasteve të vjedhjeve. Të arrestuarit pritet të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë. /Shekulli; link: http://shekulli.com.al/franca-arrestohen-9-shqiptare-akuzohen-per-70-vjedhje/?fbclid=IëAR36BK3z0Dë0Q5CPQ1ZnmmVN2Zctd8ëYFëgVohr6oFEmeLlY-tJMpp_myyU/