Arrestohen të dyshuarit për sulmin në Lyon

Policia franceze ka arrestuar katër persona si të dyshuar për sulmin me bombë në Lyon të Francës që ndodhi javën e kaluar. Nga ky sulm që shpërtheu në afërsi të një furre në këtë qytet, mbeten të lënduar 13 persona.

Sipas prokurorëve, njëri nga të arrestuarit është i dyshuari kryesor për hedhjen e bombës.

Mediat franceze kanë raportuar se njëri prej të dyshuarve ka përkatësi algjeriane dhe është student i teknologjisë informative. Policia kishte vendosur ta arrestonte jashtë apartamentit të tij për shkak se dyshohej që mund të kishte eksplozivë të vendosur në ndërtesën ku ai jetonte.

I dyshuari i dytë, sipas BBC, është i moshës së mitur që vijon mësimet në një shkollë në Lyon.

Ndërsa, dy persona e tjerë të arrestuar, një mashkull dhe një femër, raportohet se janë prindërit e njëri prej këtyre dy të dyshuarve.