Arrestohen tre persona në Çagllavicë, dyshohen për trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona në Çagllavicë si të dyshuar për trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore.

Përmes një komunikatë për media, Policia ka bërë të ditur se dy të nga të arrestuarit janë të huaj, ndërsa personi i tretë është shqiptar.

“Njësia policore dhe inspektorati shëndetësor kanë bërë kontrollimin e një spitali privat dhe janë sekuestruar si provë materiale kopjet e dosjeve mjekësore dhe disa dokumentacione të ndryshme”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.