Arrestohet drejtori i Komunës Drenasit

Policia e Kosovës, përmes një komunikate publike, ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për “keqperdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”

Personi i arrestuar raportohet të jetë I.H., drejtor i infrastrukturës në Komunën e Drenasit. Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autoritetit zyrtar.

“Policia e Kosovës me njësitë relevante për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit në rajonin e Prishtinës, me autorizim edhe të Prokurorisë kompetente, bazuar në informacionet e pranuara për keqperdorime të mundshme në komunën e Drenasit, pas hetimeve disa mujore ka ndermarr veprimet e nevojshme hetimore dhe ka rezultuar se, i dyshuari me iniciale (I.H) drejtor i Infrastrukturës në komunën e Drenasit, për interesa personale dhe të kompanisë së tij (kompani për ndertimin e objekteve banesore) ka keqperdorur pozitën apo autoritetin zyrtar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.