Arrestohet hajni i autobusëve

Njësitet policore të stacionit veriu në Prishtinë kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

I arrestuar me inicialet L.D është 45 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Sipas policisë rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në autobusët urban të qytetit të Prishtinës, ku dyshohet se personi në fjalë ka kryer dhjetëra vjedhje.

Pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor, i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë. / KlanKosova