Arrestohet hajni që pataqitej si lypsar në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë për shkak se ditë më parë i kishte vjedhur një qytetari tri palë atlete.

Lajmin për media e ka bërë të ditur Policia e Pejës, me ç’rast ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fatmir Uka” në Pejë, gjegjësishr rreth orës 21:30.

Bëhet fjalë për rastin që faqeja jonë e ka raportuar dje me videon e dërguar nga qytetarët tek ne, konkretisht tek lokacioni i njohur si “Te Kulla e Pashes” në Pejë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

NDIQENI VIDEON NË LINKUN QË E KEMI POSTUAR MBRËMË⤵️