Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen në Shtime

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se, para pak çastesh, është arrestuar edhe personi i tretë i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në grabitjen e një shtëpie në Shtime, ku gjeti vdekjen Fehmi Gashi, njofton portali Sinjali.

Kujtojmë se policia dje ka arrestuar në Prishtinë edhe një të dyshuar pjesë e këtij grupi.

I arrestuari i sotëm është A. T, (emër i njohur për redaksinë) vëllai i personit që u kap dje nga policia në lagjen “Dardania” në kryeqytet.

Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast. /Sinjali/