Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nën dyshimet se kishte rrahur për vdekje G.R. (pjesëtar i komuniteti Rom) gjatë fundjavës tek nënkalimi në lagjen Pejton, në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se i arrestuari për këtë vrasje është: N.B mashkull/shqiptar/kosovar

“Personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.