Arrestohet i mituri që dyshohet si hajn serik në Prizren

Një i mitur, i cili sipas policisë konsiderohet si përsëritës i rasteve,  është arrestuar të mërkurën edhe për shkak të një vjedhjeje në Prizren, thuhet në një komunikatë të zyrës për informim të DRP.

“Policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘vjedhje’, që ka ndodhur në Prizren me 03.05.2019, ku pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një i dyshuar (E. A.), i cili dyshohet se ka kryer disa vepra penale ‘vjedhje”, thuhet në njoftimin e policisë në Prizren.Të gjitha veprimet e marra në lidhje me rastin janë bërë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda- Prizren.

Sipas policisë, i dyshuari tashmë në prezencë të avokatit mbrojtës dhe prindit ka pranuar ta ketë kryer veprën penale të vjedhjes. Ai është i njohur për organet e rendit si recidivist i këtyre veprave. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 24 orë, pasi që i dyshuari është i mitur.