Një grabitje ka ndodhur të enjten në Prishtinë, ku një shtetas i Libanit nën kërcënimin e thikës ia ka marr shtetasit të Marokut një iphone 5 dhe disa gjëra tjera.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 12:30.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/