Autoritetet në Serbi kanë arrestuar Marjan Gjokajn i cili është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur në orët e mbrëmjes ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli. Gjokaj është arrestuar derisa po kthehej në Kosovë përmes Serbisë.
“Unë e dënoj këtë veprim të vazhdueshëm të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij. Frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës qe udhëtojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë është një kujtim i mentalitetit të viteve ‘90 në Beograd sot”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.
Shkaqet e arrestimit të Gjokajt nuk dihen ende.