Arrestohet një hajn i xhepave në Prizren

I dyshuari për sulm dhe vjedhje nga xhepat e qytetarëve, është arrestuar nga policia e Prizrenit.

Ai, është ndalur për 48 orë, në mbajtje.

Ndërkaq, i dyshuari tjetër ende është në arrati.

“Është arrestuar i dyshuari, i cili së bashku me një person tjetër që gjendet në arrati e kanë sulmuar me mjete të forta viktimën dhe nga xhepi ia kanë marrë 40 euro para”, njofton Policia e Kosovës.

“ Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”.

“ I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në këtë njoftim.