Arrestohet një person i dyshuar për ‘shkelje të urdhrit mbrojtës’

Në orët e mesditës së sotme Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për ‘shkelje të urdhrit mbrojtës’.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi bazën e provave të siguruara se i njëjti nuk iu ka përmbajtur masës së urdhrit të lëshuar nga gjykata për mosafrim të viktimës së rastit të dhunës familje.

Lidhur me rastin bazuar në Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime hetimore, duke siguruar edhe deklaratën shtesë nga viktima.

Ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.