Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë

Hetuesit policorë në Vushtrri, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Arrestimi i të dyshuarit E. Sh., 19 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në qytetin e Klinës, mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti gjatë natës në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri, ka vjedhur një veturë brenda së cilës kishte vegla të ndryshme pune.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur vetura e vjedhur si dhe veglat e punës, ku pas procedurave të nevojshme verifikuese vetura i është kthyer pronarit.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.