Arrestohet personi që e dhunoi të miturën në Gjakovë

Një i dyshuar i komunitetit ashkali është arrestuar dje në Gjakovë nën dyshimin se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të komunitetit rom, e cila ishte shpallur si person i zhdukur.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.