Arrestohet prokurorja speciale dhe dy politikanë në Maqedoninë e Veriut

Prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, është shoqëruar në polici, nga banesa e saj në lagjen, ”Kozle” të Shkupit.

Mediat në Maqedoni raportojnë se janë arrestuar edhe tre persona tjerë, ndër ta edhe dy politikanë.

Për momentin’, policia ka rrethuar shtëpinë e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva në ”Kozle” të, Shkupit, për shkak se kishte urdhëruar arrestimin e saj. Janeva gjatë ditës së djeshme dëshmoi për rastin “Reket”, por sot statusi i saj është ndryshuar nga dëshmitare në të dyshuar, thuhet në raportimet e mediave atje.