Arrestohet qytetari që kanosi policin në Pejë

Një i dehur, është kapur duke kryer veprime të kundërligjshme dhe pasi është arrestuar nga Policia ka kanosur edhe zyrtarët policor.

Rasti nga Policia është cilësuar si kanosje, ndërsa sipas tyre ka ndodhur në natën që lamë pas.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur,  ka kryer veprime të  kundërligjshme, i njëjti pasi është dërguar në stacionin policor ka kanosur njërin nga zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.