Arrestohet vëllai i të dyshuarve për fajde në Prizren, frikësoi të dëmtuarin që iu kërkua kamata

Një person është arrestuar pasi që sipas policisë dyshohet se ka kërkuar dhe e ka frikësuar një person që të mos paraqes dëshminë e tij para prokurorisë në lidhje me një rast fajdeje ku të arrestuar janë dy vëllezërit e të dyshuarit.

KALLXO.com mëson se vëllai i I. M. dhe M. M., këta dy të fundit të arrestuar ditë më parë nën dyshimin për fajde, po dyshohet se ka frikësuar të dëmtuarin e rastit, për të cilin u arrestuan vëllezërit e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti  ka kërkuar nga viktima mashkull K/Shqiptar të mos paraqet dëshminë e tij para Prokurorisë  Themelore Prizren në lidhje me rastin fajde të përfshirë dy vëllezërit e të dyshuarit. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia në raportin ditor.

KALLXO.com raportoi më 16 dhjetor se I. M. Dhe M. M. Të dy vëllezër janë arrestuar pasi sipas Prokurorisë Themelore ne Prizren kanë kërkuar nga i dëmtuari (në këtë rast viktimën e frikësimit) që “ose të  paguajë shumën e të hollave prej 50 mijë euro, ose duhet ta lëshojë shtëpinë e tij”. / Kallxo.com