Arrestohet zyrtari i Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë

Personi me inicialet A.B i Drejtorisë së Bunqësisë në Pejë është arrestuar sot nga Policia e Krimeve Ekonomike, informacion ky i konfirmuar për media edhe nga ana e Mehdi Mulaj, drejtor i kësaj drejtorie në këtë komunë.

Policia e Kosovës, Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka vazhduar me aksionin “Subvencioni 2021”, ku kësaj radhe ka arrestuar zyrtarin e Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë me inicialet A.B, e që sipas burimeve tona të brendshme bëhet fjalë për Alban Bushatin.

“Po është marrë dje. Na është thënë që i duhet ta shoqërojnë në stacion policor në Prishtinë dhe nuk na kanë treguar diçka më shumë”, citihet se ka thënë Mulaj.