Arrijnë pjesët e S-400 në Turqi, priten sanksione nga SHBA-të

Autoritetet turke kanë njoftuar për arritjen e pjesëve të sistemit të mbrojtjes ajrore të prodhimit rus, S-400.

Pjesët e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 janë sjellur me 6 aeroplanë transportues të tipi Antonov dhe janë vendosur në bazën e forcave ajrore turke Murted, në afërsi të kryeqytetit turk, Ankara.

Megjithëse autoritetet turke nuk kanë dhënë hollësi mbi pajisjet të cilat tashmë kanë arritur në Turqi, në pamjet satelitore të publikuara në rrjete sociale shihen aeroplanët transportues sikurse edhe makineria përcjellëse e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400.

Image
Image

NATO ka kërkuar nga Turqia të mos blejë sistemet ruse të mbrojtjes raketore pasi ato i rrezikojnë sistemet e mbrojtes të shteteve anëtare të NATO-s duke shtuar rrezikun e interferimit rus në këto sisteme, me theks të veçantë në aeroplanët F-35. Në vend të kësaj, SHBA-të i kanë ofruar Turqisë blerjen e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore Raytheon Patriot, propozim i cili është refuzuar nga Turqia.

Ndërkohë, mediat amerikane kanë raportuar se SHBA-të tashmë kanë marrë vendim për vendosje të sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit rus to mbrojtjes ajrore S-400. Detajet e sanksioneve pritet të bëhen të ditura në ditët në vijim.