Artisti shqiptar shënon një tjetër rekord në Librin e Guinness-it

Samir Strati, artist i mozaikëve nga Tirana ka shënuar rekordin e 11-të në Librin e Rekoreve Guinness. Ai arriti ta realizonte portretin e Ataturkut për 37 ditë, në një hapsirë prej 15 metra katrore me 250 mijë vida të ngjyrave dhe dimensioneve të ndryshme.

Kjo vepër e artistit është titulluar “Vizionari” e cila është punuar me materie shkëlqyese me qëllim që të jetë në përputhje me personalitetin  dhe statusin e Ataturkut ashtu siç cilësohet si një njeri mendjendritur.

Portreti i themeluesit të shtetit turk Mustafa Kemal Ataturk, qëndron në ekspozitën e hapur të kishës historike greke të qytezës Bor.

Turqit punën artistike të Samir Stratit e konsiderojnë ndër dedikimet më të mira, prandaj ai përveç se është çertifikuar nga Londra po ashtu është nderuar me çelësin e artë të qytetit.

Gjithashtu  artisti shpreh dëshirë për realizimin e një vepre të tillë edhe në Shqipëri.

“Nga Shqipëria nuk kam pas ftes. Unë tashmë jam një artist internacional e nëse ftesa më vjen nga vend tjetër do të shkoj sepse unë mund të thyej një tjetër rekord guinness. Por do të kisha pas dëshirë pse jo në Shqipëri, edhe pse veprat që i kam në Shqipëri nuk janë të ekpozuara”- u shpreh Saimir Strati.

Ai rekordin e parë e ka shënuar me portretin e Leonardo Da Vinçit, të punuar me gozhdë. Nga 11 vepra që janë pjesë e librit të rekordeve, 7 prej tyre ndodhen në Shqipëri.