Asambleisti më i votuar i LDK-së në Suharekë jep dorëheqje nga të gjitha funksionet

Asambleisti më i votuar i LDK-së ne degën e Suharekës, Bashkim Ndrecaj, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti.

Ndrecaj e ka konfirmuar këtë, teksa ka thënë se disa nga arsyet e dorëheqjes janë injorimet që iu kanë bërë si atij dhe degës, por edhe mungesa e respektit.

“E ndjej obligim moral dhe etik te ju njoftoj se nga sot jap dorëheqje të parevokushme nga të gjitha postet në LDK. Nuk mund të vazhdoj me një parti ku jam i padëshiruar dhe i injoruar si unë ashtu dhe Nëndega e Shirokës”, ka thënë ai.