Asamblistët e Prizrenit e harrojnë ditën e Kushtetutës, caktojnë seancë të jashtëzakonshme, më pastaj e shtyjnë mbledhjen

Dje gjatë ditës kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit Sulltan Badalli kishte ftuar për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Prizreni për situatën e krijuar me pandeminë e Coronavirusit.

Mbledhja ishte paraparë të mbahej në Shtëpinë e Kulturës me datë 9 Prill (E Enjte) duke filluar nga ora 10:00.

(DOKUMENT) Kuvendi Komunal i Prizrenit fton mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me pandeminë Coronavirusit

Mirëpo  Kuvendi Komunal i Prizrenit sot i ka rënë ” pishman ” për këtë mbledhje, dhe të njëjtën e ka shtyrë, kjo sepse me datë 9 Prill është dita e Kushtetutës, aktit më të lartë juridik të Kosovës, dhe kjo ditë është ditë pushimi sipas kalendarit të festave zyrtare të Kosovës.

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare në Facebook ka njoftuar se për shkak të festës zyrtare të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës që shënohet të enjten më 9 prill, mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal e thirrur po në këtë datë është shtyer për të premten ̈ .

Mbledhja do t mbahet  në ora 10:00 tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Rendi i ditës po ashtu mbetet i pandryshuar sikur më poshtë:

1. Informatë rreth situatës së pandemisë COVID-19 dhe veprimet e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve të pashpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2018 dhe 2019 në vitin 2020;