Asamblisti i VV-së i krahason “çetnikët e Veriut” me drenicasit që brohoritën kundër Kurtit në Skenderaj

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, i ka quajtur “mercenar” qytetarët e Skenderajt që brohoritën kundër kryeministrit Albin Kurti në Skenderaj.

Azemi ka krahasuar drenicasit me qytetarët serbë të Mitrovicës, të cilët para disa ditësh kundërshtuan shkuarjen e Kurtit në veri.

Shkrimi i plotë i Egzon Azemit:

Pas qetnikve në Mitrovicë edhe disa mercenar në Drenicë po brohorasin kundër Kryeministrit të ardhshëm. Të gjitha këta bashkë në Kosovë janë fare pak. Në Serbi sigurisht janë më shumë.

Bizneset e lidhura me Serbinë po rrezikohen nga ndryshimet politike, prandaj agjenda e Beogradit po përputhet me atë të PDK-së.

Por kot e keni, sepse KREJT kanë vendosur DREJT!