Asfaltohen rrugët në fshatrat e Klinës

Kanë filluar sot punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Grabanicë, rrugë tjera të reja të cilat po i shtohen infrastrukturës së përgjithshme rrugore në komunën e Klinës.

Në fillimin e punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, i cili uroi banorët për këto projekte dhe theksoi se institucionet komunale do të angazhohen vazhdimisht në plotësimin e kërkesave të qytetarëve dhe kompletimin e infrastrukturës rrugore nëpër të gjitha fshatrat.

Ky projekt, i cili ka një vlerë prej 213 mijë euro dhe një gjatësi rrugore prej 5 kilometra, është i financuar nga Komuna e Klinës dhe Ministria e Zhvillimit Rural dhe përfshinë edhe asfaltimin e rrugëve në Dollovë, Dush dhe Jellovc, rregullimi i të cilave do të fillojë së realizuari shumë shpejt.

Afati i përfundimit të punimeve në bazë të kontratës së nënshkruar me operatorin ekonomik është 100 ditë pune.