Asfaltohet rruga në Slivovë të Ferizajit

Asfaltimi i rrugëve me gjatësi 9 kilometra në fshatin Slivovë, drejt përfundimit

Filloi asfaltimi i njërës nga 3 rrugët e fshatit Slivovë e cila ishte në gjendje të vështirë. Duke paralajmëruar përmbylljen e këtij cikli investimesh në fshatrat Slivovë dhe Koshare, zyrtarët komunal kanë theksuar se përmes këtij projekti prej afro 400,000 eurosh do të asfaltohen gjithsej 9 kilometra rrugë në këtë zonë.

“Sot në fshatin Slivovë po përfundojmë një projekt të rëndësishëm për banorët e kësaj zone, pasi që ka qenë kjo rrugë në gjendje jo të mirë, ku bëhet fjalë për një projekt me vlerë rreth 400,000 euro. Në përgjithësi bëhet fjalë për një projekt me gjatësi rreth 9 kilometra” tha Arbër Bytyqi, drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës.