Asfaltohet rruga për të shkuar në njërën ndër liqenet më të bukura të Kosovës

Komuna e Dragash ka njoftuar se është në përfundim e sipër asfaltimi i rrugës që çon në njërën ndër liqenet më të bukura në Kosovë, atë të Breznës.

Image may contain: one or more people, sky, outdoor and nature

Liqeni i Breznës, ndodhet në fshatin Brezne të Opojës, në Komunën e Dragashit.

Ajo njihet si liqeni më i vogël në Kosovë dhe njëri ndër liqenet më të vjetra në vend.

Asfaltimi i rrugës që çon në Liqenin e Breznës pritet ta lehtësojë qasjen qytetarëve dhe të mundësojë zhvillimin e turizmit në rajon.

Image result for liqeni i breznes
Image result for liqeni i breznes