Ashpërsohet beteja në mes Galatasaray e Fenerbahçes për Muriqin

Fenerbahçe përsëri është rikthyer në tavolinën e negociatave për të siguruar shërbimete sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Mediat turke raportojnë se Fenerbahçe ka ofruar 3.5 milionë euro, aq sa ka ofruar edhe Galatasaray, plus dy lojtarë shtesë për klubin Çaykur Rizespor në shkëmbin të sulmuesit prizrenas, Vedat Muriqi.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi rezultatin final të negociatave për transferimin e sulmuesit 25 vjeçar i cili sezonin e kaluar në kampionatin turk e përfundoi si golashënuesi i dytë më i suksesshëm.