Asteroidi që mban emrin e kosovares

Një studente nga Vushtrria është bërë kosovarja e parë, emrin e së cilës e bart një asteroid. Pranvera Hyseni shumë shpejt do të shkojë në Shtetet e Bashkuara për t’i vazhduar studimet për astronomi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kur ajo ishte në një vizitë në SHBA, në vitin 2018, zbuloi një asteroid që nuk ishte parë më herët. Një qendër observimi në Teksas vendosi që ky asteroid të quhet Pranvera Hyseni.

Storien e plotë mund ta shihni në videon e postuar nga Radio Evropa e Lirë.