Aston villa me ofertë të çmendur për Milot Rashicën

Milot Rashica do të largohet në këtë verë nga Werder Bremeni.

Pasi ia dolën të qëndronin në Bundesligë edhe për edicionin e ri, vushtrriasi tani e ka qëllimin të gjejë një klub të ri.

Sipas mediave angleze, Aston Villa është e gatshme të ofrojë 36 milionë euro për transferimin e reprezentuesit të Kosovës.

Por, skuadra gjermane ka bërë të ditur se ata nuk do e lejojnë largimin e Rashicës nën shumën e 38 milionë eurove.

Në garë për lojtarin e ‘Dardanëve’ është edhe Rasenball Sport Leipzig, aty ku me gjasë edhe do të shkojë.

Mirëpo, nuk përjashtohet as mundësia që atë të shohim duke luajtur nga edicioni në Ligën Premier. /Telegrafi/