Astrit Gashi: Konfidencialiteti i dokumenteve zyrtare nuk vlen për mediat

Gazetari dhe analisti, Astrit Gashi, ka thënë se Konfidencialiteti i dokumenteve zyrtare nuk vlen për mediat, por vetëm për palët që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

Reagimi i tij ka ardhur pas shkrimit te djeshëm të Gazetës Insajderi, të cilin ministri Arben Vitia e quajti të pavërtetë, dhe kërkoi të nisin hetimet.

Prokuroria sot ka nisur hetimet, jo për median, por për zyrtarët e shtetit.

Shkrimi i plotë i Astrit Gashit:

Konfidencialiteti i dokumentave zyrtare nuk vlen per mediat. Ai vlen vetem per ato dy pale qe e kane nenshkruar apo negociuar nje marreveshje e te cilat marrin detyrim te mos e shperndajne ate. Madje per mediat nuk vlen as markimi si TOP Secret qe vendoset nga organet e sigurise, por kur eshte ne pyetje nje qeshtje e sigurise nacionale shume prej tyre vendosin ti redaktojne ato dokumenta para publikimit ( Watergate, rastet NYT e The Guardian me Wikileaks).

Gazetaret ne Kosove poashtu jane me ligj te mbrojtur nga zbulimi i burimit. S’ka cka i pyet as prokurori e as policia.

Sipas ligjeve ne Kosove, Prokuroria edhe mund te shkoj ne MSH per te hetuar nga ku ka dal letra tek mediat, por ajo nuk ka cfare te kerkoj neper zyre te redaksive, sepse ato jane te mbrojtura me ligj ne kete qeshtje.

Pastaj nese media ka bere shpifje eshte tjeter gje, ajo pune zgjidhet permes padive civile.

Mos u beni amatera, kthenu ne shtepi.