Autostrada Biennale hap konkurs për 35 pozita

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor është në pregaditje të edicionit të dytë të titulluar “Revolucioni Jemi Ne”, aktivitetet e së cilës do të mbahen nga 21 Korriku deri 21 Shtator 2019 në Prizren.

Pas një edicioni të suksesshëm ekipi i Autostrada Biennale në bashkëpunim me kuratorin e njohur Italian Giacinto Di Pietrantonio janë duke pregaditur programin dhe hapësirat të cilat do të jenë në shfrytëzim për ekspozitë dhe edukim joformal.
Përveq ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor ku pjesëmarrës do të jenë artistë të njohur gjithashtu do të organizohen aktivitete të ndryshme si: konferenca ndërkombëtare, ligjerata, punëtori, hulumtime, debate dhe ngjarje të ndryshme.

Pozitat e hapura:

– Koordinator/e i/e zyres dhe i/e administratës (1 pozitë)
– Asistent/e i/e departamentit për marëdhenie me publikun dhe media (2 pozita)
– Koordinator/e i/e departamentit të mikëpritjes (1 pozitë)
– Koordinator/e i/e departamentit të logjistikës (1 pozitë)
– Koordinator/e i/e departamentit të shitjes së produkteve (1 pozite)
– Koordinator/e i/e departamentit të sigurimit (1 pozite)
– Asistant/e për program të edukimit (2 pozita)
– Asistent/e për ngjarje (2 pozita)
– Fotograf/e (3 pozita)
– Koordinator/e i/e departamentit të hapësirave (1 pozite)
– Asistent/e i/e departamentit të hapësirave (5 pozita)
– Staf i/e angazhuar në hapësirë të bienales (15 pozita)

Aplikimi bëhet duke dërguar një CV dhe letër motivimi në e-mail adresën zyrtare: info@autostradabiennale.org duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni.

Afati i fundit për aplikim është 27 maj 2019.

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen në intervistë.