Avci që dështoi me Basaksehirin, kalon te Besiktas

Pas mos arritjes së titullit historik me Basaksehirin këtë stinor, duke gabuar në luftën për titull në xhirot e fundit të stinorit, Abdullah Avci, është ndarë me ekipin e tij.

Ndërsa sot, mediat turke kanë bërë të ditur se ai ka arritur marrëveshje me Besiktasin, duke nënshkruar kontratë 3 vjeçare me ekipin bardhezi nga Stambolli.

Avci 55 vjeç do të zëvendësojë Senol Gunesin te Besiktasit, që ka marrë drejtimin e reprezentacionit të Turqisë.