Avdyli nuk garon për mandat të ri

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli konfirmoi se nuk do të kandidoj për mandat të ri.

Ai tha se degën po e dorëzon në duar të sigurta te cilido nga deputetët që fiton të premten këtë detyrë të re, Anton Quni apo Driton Selmanaj.

Postimi i plotë i Avdylit në FB:

Të nderuar miq, të nderuar bashkëveprimtarë, dua të ju njoftoj se dega e LDK-së në Prizren, ka ardhë në fund të procesit zgjedhor brendapartiak duke përfunduar të gjitha nëndegët në atmosferë të qetë dhe demokratike. Në çdo lagje e fshat, është vërejtur një interesim i shtuar i veprimtarëve për angazhim por edhe masovizim të pjesëmarrjes të rinjëve duke sjellur edhe emra të rinj por edhe rikonfirmime. Tani më kryesia e degës ka caktuar Kuvendin përmbyllës të degës të premten në ora 17.00 ku do zgjedhet kryetari i ri, kryesia dhe 18 delegatët për Kuvend qendror. Dua të shfrytëzoj rastin si kryetar dege të falenderoj qindra e mijëra bashkëveprimtar të rrugëtimit tonë të përbashkët të 4 viteve e 7 muaj me LDK-në, shumë sfidues, plot barriera , ku kisha kënaqësinë të takoja e bashkëpunoja me shumë njerzë të mirë e me zemër të madhe, patriot ,e me brenga të perbashkëta. Tani ky rrugëtim im me ju, nga pozita e kryetarit të degës merr fund të premten, nga ku fillon një fazë e re e angazhimit në shtëpinë tonë të përbashkët por nga pozitat tjera. Siq kam paralajmëruar edhe më parë, unë nuk do kandidoj për mandat të ri për kryetar, por do jem aty kudo që kërkohet kontributi im. Edhe pse e dija se nuk do kandidoj, gadi në çdo nga 43 nëndegët isha 100% i impenjuar për mbarëvajtje dhe proces të rregulltë zgjedhor, siq do kujdesem që edhe të premten ta përmbyllim këtë proces zgjedhor mbarë siq e nisëm, duke ia dorëzuar këtë degë të konsoliduar e të unifikuar për menaxhim 4 vjeqar njërit nga kolegët e mi të çmuar që kanë shprehur interesim për këtë post mjaft sfidues. Dhe cilido nga deputetët që fiton të premten këtë detyrë të re, Anton Quni apo Driton Selmanaj jam mëse i qetë që po e dorëzoj në duar të sigurta këtë degë të konsoliduar nga ky proces zgjedhor. Kushdo që të premten e merr besimin nga 101 delegatët, LDK e Prizrenit tanimë e dha provimin demokratik duke filluar një fazë të re të fitoreve të reja gjithmonë të bashkuar drejt një qëllimi të përbashkët ku të gjithë do jemi fitues në LDK e humbës do jenë vetëm partitë tjera përgjegjëse për degradimin e Kosovës. Zoti e bekoftë LDK- në e na priftë e mbara.