Avdyli: Pacientët ende furnizohen vetë me barna

Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se pacientët ende blejnë barnat vetë dhe se ende nuk po vërehet se ka një furnizim më të mirë të shëndetësisë me barna.

“Ligjet bazike në shëndetësi, rezultati është zero i qeverisjes së shkuar, asnjë projektligj nuk ka ardhur në komision. Nuk mund të krenohemi me gjëra të vogla, ose duhet të rritet buxheti ose të rritet fondi shëndetësor”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Avdyli akuzoi Ismailin se në kohën e tij ka pasur abuzime e keq menaxhim poashtu. Kurse Ismaili tha se LDK-ja ka pasur 4 ministra të shëndetësisë dhe s’kanë punuar asgjë. / RTK