Avioni me 226 pasagjerë përfundon në fushat e misrit

Një avion rus ka përfunduar në disa fusha të mbjella me misër pasi motorët e tij u dëmtuan nga goditja e një tufë zogjsh.

74 persona u plagosën dhe janë shtruar në spital por siç raportohet nuk kanë pësuar dëmtime serioze.

Ural Airlines Airbus po udhëtonte për në Simferopol në Krime kur vetëm pak minuta përpara ngritjes u gjend përballë një tufe të madhe me zogj ku disa prej tyre përfunduan në motorrët e avionit duke shkaktuar një ulje emergjente. / Top Channel