Avokati Kroat: Prokurori duhet të jap dorëheqje, jo Thaçi

Avokati i njohur, Luka Misetic, i cili ka qenë edhe avokat i gjeneralit të famshëm kroat Ante Gotovina, i ka reaguar diplomatit suedez Carl Bildt, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, pas publikimit të propozim aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Misetic i ka thënë Bildt se ai që duhet të japë dorëheqje është prokurori, i cili ka vepruar në mënyrë të paligjshme.

Ai tutje ka theksuar se aktakuza e propozuar ndaj Thaçit nuk është konfirmuar as pas 64 ditësh.

“Aktakuza e propozuar ndaj Thaçit ende nuk është konfirmuar as pas 64 ditësh. Carl Bildt shkruan se Thaçi duhet të japë dorëheqjen edhe nëse gjyqtari kundërshton aktakuzën. Por z.Bildt, është prokurori ai që do të duhej të jepte dorëheqjen për mënyrën e paligjshme që ka vepruar. Jo Thaçi.”, ka shkruar avokati i njohur Misetic, në Twitter.

Në Kosovë është cilësuar nga juristët shkelje të procedurës bërja publike e emrave pa vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, e që diçka e tillë nuk do duhej të ndodhtë