Babadimrat befasojnë fëmijët me leukemi në QKUK

Babadimrat gjatë ditës së sotshme kanë ‘pushtuar’ repartin e fëmijëve me sëmundjen e leukemisë në QKUK.

Me iniciativë të doktoreshës Dafina Krasniqi, babadimrat iu kanë dhuruar fëmijeve dhurata për festat e fundvitit.

Sigurisht, kjo i ka gëzuar fëmijët, që i kanë pritur me buzëqeshje gjyshërit e Vitit të Ri.

“Reparti është shumë i bukur sepse buzëqeshja dhe emocionet e fëmijëve e kanë bërë këtë bukuri edhe në bredhin e stolisur dhe dhuratat qe sot i dërguam  ku edhe sytë e tyre shkëlqejnë si dritat e festave te fundvitit. Shpresojmë që ky akt i vogël bamirësie do të ndihmojë në ngritjen e përgjithshme të vetëdijes së shoqërisë sonë për çështjet sociale e humanitare.”, ka shkruar Krasniqi në postimin e saj./Lajmi.net